QË MË 26 MARS TË KËTIJ VITI KA NISUR PUNA PËR HAPJEN NGA BORA TË RRUGËS BOGË-QAFË THORE QË LIDH SHKODRËN ME FSHATIN TURISTIK TË THETHIT.

JANË BËRË 9 DITË QË NJË MJET ATJE PO PUNON PËR HAPJEN E RRUGËS.
DISA BANORË TË ZONËS KANË DËRGUAR DISA VIDEO DHE FOTOGRAFI TË PUNËS QË PO BËHET PËR HAPJEN E RRUGËS BOGË-QAFË THORE.

BANORËT PRETENDOJNË SE ATJE PO PUNOHET ME RITME TË NGADALTA DHE NË RAST SE NUK KA NJË PËRSHPEJTIM ATËHERË TË PAKTËN EDHE PËR NJË MUAJ AI AKS DO TË VIJOJË TË JETË I BLLOKUAR.

BANORËT KËRKOJNË QË TË KETË NJË EFIÇENCË MË TË MADHE DUKE QENË SE AKSI I QAFË THORES ËSHTË JETIK PËR TA.

Artikulli paraprakSTUDENTËT FUTEN SËRISH ME FORCË NË FAKULTET
Artikulli tjetërLEZHË, UJËRAT E ZEZA DERDHEN NË LAGUNËN E KUNES