Në qarkun Shkodër situata nga moti në 24 orët e fundit është përkeqësuar duke patur reshje bore dhe reshje të dendura shiu.

Ndërkohë, reshjet e borës kanë nisur gjatë mbrëmjes së 9 dhjetorit duke e zbardhur totalisht aksin Tamarë-Vermosh.

Reshjet e borës kanë përfshirë edhe Qafë Thoren që lidh Shkodrën me Thethin. Atje raportohet se trashësia e borës arrin mbi 50 cm.

Për momentin rruga Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth janë të kalueshme sipas raportimit të drejtorinë rajonale të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Firma kontraktore janë në gatishmëri dhe po punojnë me mjete dhe punëtorë për të mbajtur të hapura këto akse rrugore.

Një shqetësim në zonat malore mbetet ndërprerja e energjisë elektrike ndërsa ka edhe probleme herë pas here me valët telefonike. Emergjencat Civile janë në gatishmëri për çdo situatë të papritur ndërsa autoritetet i bëjnë thirrje banorëve apo vizitorëve të ndryshëm që të shmangin lëvizjet e panevojshme në këto zona ku ka prezencë të borës dhe reshje shiu në mënyrë që të mos rrezikojnë dhe të shmangin aksidentet e mundshme rrugore.

Artikulli paraprakPL: PS SHANTAZH ADMINISTRATËS PËR VOTA
Artikulli tjetërRRUGA “ISA JAKUPI” E AMORTIZUAR PREJ VITESH