Rreth 30 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit në Shkodër mund të mbeten të papunë si shkak i ndërrimit të firmës që ka patur tenderin e pastrimit me bashkinë Shkodër, gjë për të cilën zhvilluan edhe një protest përpara bashkisë Shkodër.

Firma e re nuk i ka kontaktuar këta punonjës ndërsa një pjesë tjetër sipas tyre i ka kërkuar që t’i ulë pagat. Protesta u organizua nga kreu i Bashkimit të Pavarur të Sindikatave në Shkodër Albert Tuka i cili u shpreh se përveç se punonjësit mbesin pa punë, bashkia Shkodër i ka dhënë tenderin e pastrimit firmës që kanë të afërmit e deputetit të PS Sadri Abazi, tender që sipas Tukës firma e re e ka marrë në shkelje ligjore

Punonjësit që mbesin të papunë thonë se kushtet ekonomike të tyre janë shumë të vështira dhe se kjo që ka ndodhur me ta është e papranueshme

Në ditët në vijim punonjësit që mbesin mes të katër rrugëve pritet të zhvillojnë të tjera protesta përpara bashkisë Shkodër sepse pretendojnë se kjo që ka ndodhur me ta është e padrejtë duke qenë se kanë shumë vite të punësuar në ndërmarrjen e pastrimit.

Artikulli paraprakPS VOTON PËR DELEGATËT MË 16 NËNTOR
Artikulli tjetërTIRANA-VLLAZNIA 0-0, SHKODRANËT DALIN NGA “KRIZA”