Buka në qytetin e Shkodrës ende në disa furra vijon të shitet në qese plastike.Gjatë një vëzhgimi që bëri Star Plus shihet qartë se në të njejtën furrë buke nuk veprohet njëlloj.

Ka prej atyre klientëve që bukën e marrin me letër e disa të tjerë e marrin ne qese.Ky është një klient të cilit buka i ofrohet me letër. Ndërsa kjo kliente në po të njëjtën furrë buke ambalazhimi i ofrohet me qese plastike. Konsumatorëve shkodranë ju ofrohet bukë me dy standarte paketimi, plastikë dhe letër duke injoruar kështu zbatimin e ligjit.Pavarësisht masave që ka marrë AKU ka raste ku subjektet në mënyrë të vecantë në ditë të caktuara tregëtojnë bukë të ambalazhuar me qese plastike. AKU në këtë drejtim nuk e ka bërë më së miri punën sa i përket penalizimeve pavarësisht paralajmërimeve të herëpashershme.Ambalazhimi me letër është më higjenik por realitet në njësitë prodhuese dhe tregëtuese në këtë qytet lë për të dëshiruar.Pavarësisht se ligji për zëvëndësimin e ambalazhit plastik në atë me letër ka hyrë në fuqi prej datës 1 Shtator 2012, ai nuk po gjen zbatim.Ligji është zbatuar pjesërisht, vetëm nga një pjesë e subjekteve prodhuese dhe tregëtuese.Në Shkodër disa furra buke kanë zbatuar ligjin disa jo.Në disa buka jepet e ambalazhuar me letër e në disa të tjera me qese.Ndërsa institucioni përgjegjës që është AKU mjaftohet me disa kontrolle ditore periodike e mës pas qëndron në gjumë të gjatë.Të kontaktuar disa herë lidhur me tregëtimin që bëhet në rajonin verior kushtet e higjenës etj drejtues të këtij institucioni nuk kanë pranuar që të përgjigjen.

Artikulli paraprakADMINISTRATA E ZONAVE TË MBROJTURA MERR MASAT PËR SEZONIN TURISTIK
Artikulli tjetërSHKODËR: PREJ 7 VITESH DHURUESIT E GJAKUT PA PAGESË SHPËTOJNË JETË NJERËZISH