Partia Socialiste e Shkodrës ka bërë analizën pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit ku fitues u shpall kandidati i PS Valdrin Pjetri, i vetëm në atë garë. I pranishëm në analizën me dyer të mbyllyra ishte edhe i deleguari në Shkodër Ditmir Bushati i cili argumentoi arsyet e pjesëmarrjes së ulët në zgjedhjet vendore për bashkinë Shkodër

Askush në bashkinë Shkodër nuk duhet të ketë frikë u shpreh Bushati sepse s’do të ketë asnjë hakmarrje sa i përket të punësuarve.

Bushati edhe kësaj here lëshoi kritika për bashkinë Shkodër duke thënë që në 5-6 vitet e fundit nuk e ka administruar qytetin siç duhet.

Bushati deklaroi se në analizë janë diskutuar rezultatet e arritura dhe se çfarë do të bëjë kryetari i ardhshëm i bashkisë Shkodër Valdrin Pjetri.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NDALOHET 21 VJEÇARI, NË KËRKIM PËR 97 KG DROGË
Artikulli tjetërSHKODËR, TRAJNIM ME STUDIUESIN ARAB TË HISTORISË ISLAME