Drejtuesi politik i i PD për qarkun Shkodër Helidon Bushati dhe kandidatja tjetër e PD Greta Bardeli kanë zhvilluar një takim me kryetarin e shoqatës së të persekutuarve politik në Shkodër Zenel Drangu duke folur rreth kësaj shtrese. Në një postim në facebook Bushati tha se xhelatët e djeshëm dhe bijtë e tyre nuk mund ta qeverisin më Shkodrën dhe Shqipërinë.

Historia përsëritet kur një popull harron të kaluaren e tij.
Shkodra, thirrjen e saj për liri, e ka paguar me jetën e bijve dhe bijave të saj. Me Zenel Drangun, kryetarin e shoqatës së përndjekurve politikë në Shkodër dhe me Gretën, kujtuam kalvarin e gjatë të vuajtjeve të familjeve tona në diktaturë. Partia Demokratike, përveçse e popullit, nuk mund të mos jetë edhe e të përndjekurve politikë.
Xhelatët e djeshëm dhe bijtë e tyre biologjik e ideologjik nuk mund të na qeverisin më, as demokratët dhe as socialistët.
Partia Demokratike ka bërë shumë, e do të bëjë edhe më shumë. Përballë Zenelit, nuk gjeta kohë për justifikime, por për ndjesë, ndjesë të thellë.
Ne jemi të vendosur të mos lejojmë përmbushjen e amanatetit të xhelatëve të djeshëm nga bijtë e tyre, që po sot, i kemi ne krye të vendit.
Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë shenjtor i sotëm.

 

 

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: PD E VETMJA ALTERNATIVË PËR T’I OFRUAR SHPRESË SHKODRANËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, DY TË PLAGOSUR NË BARDHAJ