14 vjetori i lumturimit te shenjtes Nene Tereza ,e ka gjetur bustin e saj te vendosur ne qendër te shkodres plot me lule.

Buqetat dhe qirinjte jane vendosur nga shkodranet qe ne mengjes heret, teksa vazhdimisht jane pare persona te te gjitha moshave dhe tursite duke shkrepur fotografi ne kete shtatore simbolike, si kujtim nga nje pervjetor i rendesishem ne nje qytet qe bashkejetesen fetare e ka simbol ne shekuj. E ne fakt ky bust ne qender te shkodres eshte ndoshta nder te paktit qe eshte perhere ne gjendje optimal pa demtime dhe vazhdimisht me lule. E ndoshta jo vetem se ndodhet ne nje zone te frekuentuar por edhe per simboliken e humanizmit qe percjell.

Ndersa shtatore te shenjtes nene tereza ka ne shume vende te botes, sidomos aty ku ajo dhe motrat e saj sherbyen me devocion duke e kthyer ndihmen ndaj personave te vetmuar, te semure, te paafte dhe fatkqe ne nje mision jete. Katërmbëdhjet vite më parë, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithe jetën. Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Nënë Tereza vdiq në shtator 1997 në moshën 87 vjeçare.

Artikulli paraprakTAKSA E PASTRIMIT, “SHËRBIMET KANË KOSTO”
Artikulli tjetërSTABILIZOHET GJENDJA E ROJES SË ADZM