Kjo zone në lagjen “Salo Halili” prej vitesh është kthyer në një landfill mbeturinash.Ato i gjen të shkarkuara gjithandej pranë By-Passit në qytetin e Shkodrës. I parashikuar si një nga investimet më të rëndësishme është skandaloze kur e mendon se në të po punohet për të arritur në përfundimin e kësaj vepren, ndërsa nga ana tjetër nuk kursehen aspak tonelatat me mbetje rë ndryshem e inerte.

Pavarsisht kronikave te here pas hershme per situaten e krijuar sa i perket nderprerjeve te punimeve po ashtu dhe per hedhjen e inerteve dhe mbeturinave te qytetit, askush nuk ka reaguar per te ndalur kete fenomen, apo aq me pak te ndeshkohen autoret e kesaj masakre mjedisore.

Nga ana tjetër ujerat e zeza janë përhapur gjithandej. Shqetësimi bëhet akoma i madh, kur me ardhjen e reshjeve të dendura të shiut, grumbujt e mbeturinave mund të përfundojnë në ujrat e liqenit të Shkodrës, duke patur një ndikim jo të vogël në ndotjen mjedisore. Tashmë By passi jo vetëm që nuk do ta mbrojë qytetin nga përmbytjet e aq më pak të shërbejë si rrugë kalimi, por do të ndikojë për të shkatërruar edhe më shumë zonat përreth dhe liqenin e Shkodrës, këte pasuri që të gjithë e kanë braktisur prej vitesh.

Shkodra është ndër të paktat qytete në Ballkan apo edhe me gjerë me kaq shumë pasuri të dhuruara nga natyra, por që dora e njeriut dhe vetë institucionet shtetërore punojnë dhe bekojnë shkatërrimin e tyre.Me këtë gjendje rrezikohet që e nesermja të jetë shumë vonë për të ndërhyrë, pasi deri atëhere mund të mos ketë mbetur asgjë.

Në afërsi të tij janë edhe dy institucione të rëndësishme të drejtësisë Prokuroria dhe Gjykata e Rrethit të cilat janë vetëm pak metra larg kësaj katastrofe mjedisore. ByPass-i i Shkodrës po ndërtohet për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytet dhe mbrojtjen e tij nga përmbytjet por deri tani ka shkaktuar më shumë probleme dhe debate

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, RIKONSTRUKSION REPARTIT ZJARRËFIKËS
Artikulli tjetër“FESTA E SHEGËS” NË ANËN E MALIT