6 maji në Shkodër njihet si dita e luleve. Në kuadër të kësaj feste aktivitetet nisën me një organizim të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në teatrin “Migjeni” duke zhvilluar garën finale të vallëzimit si pjesë e festivalit “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë”.
Pas aktivitetit në teatrin “Migjeni” në bllokun e pallateve në lagjen “Xhabiej” të qytetit të Shkodrës, kryetarja e bashkisë Voltana Ademi dhe disa të rinj mbollën lule të ndryshme në lulishten pranë pallateve, kjo edhe në mënyrë simbolike.
Dita e luleve festohet prej 13 vitesh në qytetin e Shkodrës ndërsa Bashkia e këtij qyteti organizon aktivitete artistiko-kulturore me të rinj të qytetit por jo vetëm.