“Me synin” është ekspozita që ka hapur fotografja shkodrane Orestia Kapidani në Galerinë e Arteve në Shkodër. Kjo ekspozitë e autores vjen në tre plane të ndryshme. Aty paraqiten katër fotografi në dimensione të mëdhaja të Orestia Kapidanit,
e dyta është një video e ndërtuar me fotografi ku është marrëdhënia e vetë autores me natyrën duke u vetëfotografuar dhe e treta janë disa vepra të nxjerra nga fondi i Galerisë së Arteve por që i përshtaten kësaj ekspozite. Autorja thotë se ekspozita lindi si një nevojë personale.
Drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka vlerëson autoren e ekspozitës si një artiste bashkohore e cila ka sjellë në këtë ekspozitë tri dimensione të ndryshme, të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.
Në ekspozitën “Me synin” të Orestia Kapidani është projektuar idea e shikimit mes atij që fotografohet dhe atij që fotografon apo atij që pikturohet dhe atij që pikturon. Javën që vjen fotografia Kapidani do të ketë edhe një ëorkshop me fotografinë si koncept i kërkimit duke ndërtuar histori në bazë të fenomeneve shoqërore.