NJË EKSPOZITË RETROSPEKTIVË NË TË CILËN SHFAQEN PUNIMET TË PIKTORIT NË VITET 80-90-të. Galeria e Arteve ne Shkoder me mbeshtetjen edhe te Bashkise se Shkodres, ka celur nje ekspozite kuhstuar piktorit te njohur Shkodran Ali Miruku.
Ne kete aktivitet pervec te ftuave ishin edhe familjare dhe miq te te ndjerit Ali Miruku I cili u nda nga jeta nje vit me pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne kete ekspozite, drejtori i Galerisë së Arteve në Shkodër, Artan Draçini u shpreh se kjo është një ekspozitë homazh në kujtim të veprës së tij.Por gjatë promovimit të kësaj ekspozite, nuk kanë munguar edhe përshëndetjet nga miq dhe të aferm të tij. Ali Miruku ka lindur më 22 qershor 1954 dhe ndërroi jetë më 4 shkurt 2014. Ali Miruku njihet si pedagogu i qindra artistëve të rinj që dolën nga bankat e shkollës artistike “Prenkë Jakova” në qytetin e Shkodrës. Studimet për pikturë i ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera në vitin 1979 në Akademinë e Artëve në Tiranë. Ai ka hapur me dhjetëra ekspozita në galeritë e Shqipërisë. Pas rënies së komunizmit nis të ekspozojë jashtë kufijve. E nis me një ekspozitë me piktura në SHBA në vitin 2003 në Kolegjin Shtetëror të Jacksonville, Florida, ku merr vlerësime të larta nga kritika. Që nga ajo kohë koleksioni i pikturave të tij është ekspozuar në shumë vende të ndryshme të botës si në Paris, Meln të Gjermanisë dhe në në Jacksonville, Florida. Ali Miruku është autori “Pegasus”-it një skulpture parku që fitoi vendin e parë në konkursin e organizuar nga Bashkia e qytetit midis 30 skulptorëve më të mirë të Floridës. Artisti shqiptaro-amerikan Ali Miruku ka lënë pas koleksione të dhjetëra veprave të artit që gjenden në Shqipëri,SHBA, Zvicër, Austri,Angli, France,Itali,Greqi e shumë vende të tjera të botës