Universiteti i Shkodrës ka organizuar ceremoninë e diplomimit të studentëve të cilët përfunduan studimet. Aktiviteti u organizua në sallën e teatrit “Migjeni” me praninë e studentëve, stafeve pedagogjike dhe drejtuesve. Rektorja e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Suzana Golemi tha se tashmë të rinjtë që përfunduan studimet në Shkodër janë të gatshëm për të nisur një stad të ri të jetës së tyre.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Brisela Kadia tha se studentët që përfunduan studimet në universitetin e Shkodrës janë të gatshëm për tregun e punës.

Dy prej studenteve ekselente të këtij universitetit Klodiana Marticanaj, Uelda Loshaj dhe ish studenti Enkel Demi, sot një gazetar i njohur tregojnë emocionet e tyre dhe kanë një mesazh për të rinjtë e tjerë.

Në fund të ceremonisë së diplomimit të studentëve të universitetit të Shkodrës të cilën Star Plus Tv e transmetoi live, studentët siç është bërë zakon festuan duke hedhur në ajër kapelet.

 

Artikulli paraprakRITHEMELIMI I PD
Artikulli tjetërSHKODËR, AKTIVITET ARTISTIKO-KULTUROR I PAKICAVE MALAZEZE