Në ditën botërore të shëndetit mendor kompania CFO Pharma ka sponsorizuar aktivitetet rekreative të zhvilluar në Shkodër në kuadër të kësaj dite të rëndësishme. Në aktivitetet e zhvilluara mori pjesë edhe drejtori ekzekutiv i CFO Pharma Nadir Çausholli bashkë me një pjesë të stafit të kësaj kompanie.
Ky bashkëpunim dhe mbështetja e CFO Pharma në Shkodër do të vijojë edhe në të ardhmen për të mbështetur aktivitete në ditë të rëndësishme si dita botërore e shëndetit mendor.