Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar planin vendor social për 2019-ën. Ky plan u prezantua nga drejtori i shërbimeve sociale në bashkinë Shkodër Filip Vila
Pas prezantimit të planit vendor social këshilltari Fatlum Nurja bëri disa pyetje
Në fund pas diskutimeve këshilli miratoi planin vendor social, planin e veprimit për barazinë gjinore ndërsa nuk u miratua lista e pronave të paluajtshme shtetërore për transferimin në bashkinë Shkodër.
Më përpara këshilli bashkiak miratoi një ditë më parë edhe buxhetin për 2019-ën.