Cirku i Dibrës së Madhe, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë mirëpritur në teatrin “Migjeni” të Shkodrës me një shfaqje nga ana e tyre. Numrat artistikë të prestigjatorëve tërhoqën vëmendjen e fëmijëve të pranishëm në teatër të cilët u argëtuan
Prestigjatorët numrat e shpejtësisë i bënë edhe me disa fëmijë të pranishëm në teatër që kishin ardhur për të parë këtë shfaqje

Një prej organizatorëve të kësaj shfaqje të cirkut që erdhi nga Dibra e Madhe, Bekim Ame vlerëson mbështetjen e dhënë dhe ngrohtësinë që gjeti në një qytet si Shkodra

Prestigjatorët për më shumë se një orë dëfryen fëmijët e pranishëm kryesisht me numrat e shpejtësisë por jo vetëm. Trupa e cirkut dibran ndër vite ka nxjerrë artistë të mirënjohur të cilët kanë bërë histori në art.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRUGA NË SHTOJ TË RI 20 VITE NË HARRESË
Artikulli tjetërSHKODËR, KUPA “ÇESK JUBANI” NË SHAH PËR SHKOLLAT E MESME