Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër. I plagosur ka mbetur shtetasi Besnik Idrizi 42 vjeç banues në fshatin Shtoj i Ri.
42 vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar menjëherë pas kësaj ngjarje autorin e dyshuar shtetasin Agron Begaj 47 vjeç po ashtu banues në fshatin Shtoj i Ri.
Të dy shtetasit kanë qenë bashkë në një lokal në fshat kur papritur janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Fillimisht ka nisur si një diskutim për peshkun, nëse është i mirë apo jo dhe nëse është i shtrenjtë apo jo dhe më pas deabti ka përfunduar me përplasje fizike.
Në debat e sipër shtetasi Agron Begaj, autori i dyshuar ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur dy herë pas kokës shtetasin Besnik Idrizi por i plagosuri ka shpëtuar duke marrë vetëm dy gërvishtje në kokë dhe duke qenë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka dyshime se i plagosuri por edhe autori i dyushuar kanë qenë në gjendje të dehur në momentin kur mes tyre ka ndodhur konflikti e më pas plagosja. Në vendngjarje pas informacionit të marrë në rrugë operative menjëherë ka mbërritur policia vendore e Shkodrës duke bërë të mundur arrestimin e shpejtë e shtetasit Agron Begaj.
Tashmë këto konflikte të çastit në Shkodër po kthehen në një shqetësim sepse nuk është rasti i parë që ndodh brenda një kohe jo shumë të gjatë. Policia vendore e Shkodrës po punon për zbardhjen e plotë të kësaj plagosjeje të ndodhur në fshatin Shtoj i Ri.
I plagosuri Besnik Idrizi ka treguar ngjarjen e ndodhur ndërsa tashmë pritet edhe version i autorit të dyshuar Agron Begaj që u arrestua nga policia pak minuta pas plagosjes