Universiteti i Shkodrës në bashkëpunim me këshillin bashkiak të Shkodrës organizuan një dëgjesë publike lidhur me kartën e studentit që pritet të bëhet së shpejti. Rektori i universitetit të Shkodrës Adem Bekteshi dhe anëtari i këshillit bashkiak Julian Kraja kërkuan disa lehtësira nga ana e bashkisë Shkodër të përfshihen tek karta e studentit
Përfaqësuesi i bashkisë Shkodër Ëngjëll Gjugja që drejton edhe qendrën rinore Atelie tha se bashkia ka ofruar disa shërbime falas për studentët ndërsa për çmime më të ulëta tek bizneset private kjo duhet të bëhet në bashkëpunim me ministrinë
Studentët paraqitën disa prej kërkesave të tyre për t’i përfshirë tek karta e studentit
Udhëzimi nga ministria e arsimit për kartën e studentit ka dalë këtë vit ndërsa të gjithë universitetet në bashkëpunim me bashkitë duhet të bëjnë gati të gjitha shërbimet që do përmbajë karta e studentit të cilën studentët e cilësuan të vonuar.