Zjarret, Demiraj :Kemi kërkuar helikopterë nga Greqia e Nato

Temperaturat e larta dhe vatrat e zjarrit gjatë muajve të verës kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqeve pyjore të vendit dhe jo vetëm. Për shkak të kësaj situate ministri teknik i brendshëm Dritan Demiraj ka qenë këtë të martë në zonën e Shkodrës. I shoqëruar edhe nga shefi i emergjencave civile të Shkodrës, Demiraj u shpreh se pritet të vijnë mjete nga Greqia dhe nga NATO të cilat do të shërbejën për të përballuar situatën e zjarreve.

Më konkretisht Demiraj bëri me dije se është kërkuar një helikopter nga Greqia dhenjë ose dy helikopterë nga NATO. ‘Është një situatë e cila ka përfshirë jo vetëm vendin tonë. Por ne jemi të vendosur të ndjekim dhe të cojmë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës” u shpreh Demiraj nga Shkodra.

Artikulli paraprakSHQIPTARI EKZEKUTOHET ME TRE PLUMBA SAPO DEL NGA SHTËPIA
Artikulli tjetërTJETERSUAN VOTAT NË 25 QERSHOR, KQZ ÇON NË PROKURORI 76 NUMËRUES