13 dhjetori i vitit 1990 qe perkon me rrezimin e bustit te Enver Hoxhes ne Shkoder sot pas 31 vitesh u festua me nje ndasi mes demokrateve. Ne kete ceremoni moren pjese kryetari i shoqates antikomuniste 13 dhjetori ne Shkoder Ervin Gjini dhe njekohesh anetar i kryesise se PD Shkoder dhe kryetar grupseksioni i cili eshte pjese e rithemelimit te PD nga ish kryeministri Sali Berisha.

Po ashtu mori pjese nenkryetari i PD Shkoder Ndoc Ashta po ashtu mbeshtetes i Berishes, nenkryetari i bashkise Shkoder Tonin Dedaj dhe anetari i kryesise se PD Shkoder dhe kryetar grupseksioni Arben Lushaj, po ashtu edhe keta pjese e rithemelimit te PD nga Berisha.

Nderkohe ne kete ceremoni mungoi kryetari i PD Xhevdet Amuli si dhe mbeshtetes te kreut te PD Lulzim Basha. Ervin Gjini si kryetar i shoqates 13 dhjetori tha se edhe sot politikane te ndryshem duan te sjellin modelin e diktatorit Hoxha ndersa nje mesazh dha edhe nenkryetari i bashkise Dedaj.

Anetari i kryesise i PD Shkoder Arben Lushaj akuzoi kreun e PD Basha duke e krahasuar me diktatorin Enver Hoxha ndersa tha se demokratet e vertete ishin ne Kuvendin e PD te 11 dhjetorit.

Kjo eshte hera e pare qe 13 dhjetori ne Shkoder perkujtohet me nje ndasi mes demokrateve. 31 vite me pare ne 13 dhjetor 1990 nje grup te rinjsh shkodran moren guximin duke rrezuar bustin e diktatorit Enver Hoxha ne Shkoder duke qene buati i pare qe u rrezua perpara edhe se te ndodhte ne Tirane.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, KATËR FËMIJË TË INFEKTUAR ME COVID-19
Artikulli tjetërVAU DEJËS, KONCERTI NË PRAG TË KRISHTLINDJEVE