Mungesa e hapësirave për të rriturit por edhe për fëmijët mbetet një problem shqetësues në Shkodër. Aktualisht, në disa parqe janë të vendosura shumë pak lojëra. Për më tepër, edhe ato lojëra që janë në dispozicion të fëmijëve pjesa më e madhe e tyre janë të dëmtuara, duke rrezikuar sigurinë e të vegjëlve. Përballë kësaj situate, qytetarët shkodran shprehen se institucionet përgjegjëse duhet të angazhohen më tepër në mirëmbajtjen dhe krijimin më shumë hapësirave dedikuar atyre por edhe për argëtmin e fëmijëve.

Mungesa e hapësirave për fëmijët shpesh herë detyron prindërit të kërkojnë alternativa më të shtrenjta në ambiente private për argëtimin e fëmijëve të tyre. Kjo situatë tregon nevojën urgjente për investime në krijimin e hapësirave publike për fëmijët, duke garantuar një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për ta.

Artikulli paraprakEDONA BILALI IFTAR ME TË MOSHUARIT
Artikulli tjetërVIJON ME RITME TË LARTA PUNA NË SHIROKË – ZOGAJ