Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë,

kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V. K., 54 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.

Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Automatike dhe një Pistoletë, me krehër dhe fishekë.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i 54 – vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia e Shkodrës falënderon qytetarët për mbështetjen dhe rritjen e besimit, për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim profesional dhe në kohë.

Artikulli paraprakVRASJE E GRABITJE, 8 SHQIPTARË TE PERFSHIRE
Artikulli tjetërALEATËT E PD : META TË NA ULË NË TRYEZË ME MAZHORANCËN