E vetmja mënyrë që në Shqipëri të ketë zgjedhje, qoftë edhe ato Parlamentare të 2021 deklaroi deputeti i PS Arben Pëllumbi është nëse ndryshohet Kodi Zgjedhor. Deputeti Pëllumbi duke folur pas mbledhjes së PS Shkodër u shpreh se mazhoranca vazhdon të jetë një dorë e shtrirë për opozitën për zgjidhjen e krizës politike por kjo vjen duke ndryshuar Kodin Zgjedhor përmes Komisionit Parlamentar
Veprimet ekstreme të kreut të PD Lulzim Basha, deputeti i PS Pëllumbi i cilësoi të dështuara dhe përpara zgjidhjes së kësaj situate sipas Pëllumbit, Basha më përpara duhet të kërkojë falje për vendimet e tij
I pyetur për ndryshimet e shpeshta të Kodit Zgjedhor, i fundit në vitin 2008 deputeti Pëllumbi tha se nuk është as kodi dhe as sistemi ai që i bën një palë zgjedhje të mira por mënyra se si ne i zbatojmë
Qeveria dhe opozita ende nuk kanë gjetur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike. Mazhoranca vijon normalisht punën e saj ndërsa opozita është ende jashtë sistemit duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe largimin e kryeministrit Rama.