Deputetja e PS Senida Mesi ka inspektuar nga afër punimet që po bëhen në lagjen Loguçesme nga OSHEE për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe shmangien e defekteve.
Sipas deputetes Mesi por edhe drejtorit të OSHEE Rezart Isufi ky investim ka ardhur si një kërkesë e herë pas hershme e vetë banorëve atje.
Edhe gjatë këtij viti janë miratuar disa investime të rëndësishme që do të bëjë OSHEE në disa lagje të Shkodrës por edhe në zona turistike si Velipoja, Shiroka apo pjesërisht zona malore.
Këtë vit qeveria dhe OSHEE kanë parashikuar në Shkodër investime në afro 200 milion lekë më shumë se sa viti i kaluar për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike kryesisht në territorin e bashkisë Shkodër.