Mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës ka dështuar. E parashikuar të zhvillohej në orën 11:00 nuk u realizua për shkak se nuk u plotësua kourumi prej 26 këshilltarësh nga 51 që janë në total.

Kjo sjellje e këshilltarëve të papërgjegjshëm është më shumë se e turpshme duke qenë se tashmë përsëritet për të disatën herë. Në këtë mbledhje një prej pikave që ishte për miratim ka të bëjë me ndihmën ekonomike. Disa prej këshilltarëve e quajtën skandaloze mosardhjen e kolegëve të tyre.

Moszhvillimi i mbledhjes së këshillit bashkiak vjen edhe si shkak i orarit të papërshtatshëm.

Tashmë moszhvillimi i mbledhjeve të këshillit bashkiak është kthyer në një komedi por komedi e zezë. Qytetarët kanë votuar që të përfaqësohen në këshillin bashkiak por ata që morën votën mendojnë vetëm për interesat personale duke harruar detyrimin publik që kanë.

Artikulli paraprakATENTATI NDAJ JURGEN KURTIT, SHPALLET NË KËRKIM DJALI I TREGTARIT TË VRARË NË 2017
Artikulli tjetërSHTYHET NË ORA 17:00 MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK