Kjo shllungë tymi është vetëm pak metra larg varrezave të dëshmorëve në Shkodër. Teksa zhvillohej ceremonia e 5 majit ditës së dëshmorëve, në sytë e drejtuesve vendor dhe policisë dikush ndezi flakë duke shkaktuar këtë ndotje në mjedis. Policia solli menjëherë një patrullë për të bërë verifikimet e duhura.
Djegiet në mes të ditës pranë varrezave të dëshmorëve janë të shpeshta. Prefektja e Qarkut Shkodër pranoi se ky është një shqetësim serioz për të gjithë institucionet të cilët duhet të ndërhyjnë me të gjitha format për të mos lejuar këtë ndotje mjedisore.
Prefektja duke parë tymin mbi kokë vetëm pak metra më larg tha se duhen sensibilizuar të gjithë qytetarët për një Shkodër sa më të pastër aq më tepër tek varrezat e dëshmorëve, një vend simbol që nuk i shkon aspak kjo ndotje nga djegiet e përditshme.
Star Plus edhe më përpara ka sjellë disa raste të djegieve në vende të ndryshme të Shkodrës, kryesisht periferi në të cilat mjete të ndryshme si goma digjen duke rrezikuar shëndetin e atyre përreth dhe duke ndotur mjedisin për gjithë të tjerët.