Detaje të reja janë mësuar për vrasjen e Boran Bërcanës ish efektiv policie dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “Naim Gjylbegu” ose e njohur si Rruga e Gjërë.

Në detajet e reja të mësuara vrasja e dyfishtë mendohet se ka ndodhur në orën 1:15 të natës dhe për mbi 5 orë djali 2 vjeçar ka qëndruar brenda mjetit ku u vra çifti poshtë pallatit ku jetonin me qera 8 muajt e fundit.

Sipas burimeve ka qenë vetëm një autor i cili nuk ka qenë i maskuar. Ai ka qëlluar 23 herë në drejtim të çiftit.

Mësohet se ekzekutori i çiftit ka futur dorën brenda mjetit dhe pasi është siguruar se plumbat nuk kapin fëmijën e vogël 2 vjeçar ka qëlluar me breshëri në drejtim të çiftit duke i lënë të vdekur në vend të dy.

Sipas burimeve makina që u gjet e djegur është e vjedhur. Mjeti tip benz është vjedhur në Tiranë ndërsa pjesët e makinës janë marrë në vende të ndryshme dhe mjeti është montuar dhe më pas autori ka kryer krimin me të.

Pamjet filmike të sekuestruara në të gjitha subjektet e mundshme janë dërguar në Tiranë për një ekspertizë më të detajuar ndërsa mendohet se është i regjistruar momenti kur Boran Bërcana dhe Silvana Ndoci janë qëlluar me breshëri me armën tip MP5.

Arma e krimit u gjet në mjetin e djegur në zonën e By Pass-it në Shkodër. Pasi ka ndodhur vrasja rreth orës 1:15, autori është larguar me shpejtësi me mjetin tip Benz në zonën periferike të By Pass-it.

Pasi është siguruar se askush nuk e ka parë, i ka vënë flakën makinës dhe aty ka lënë edhe armën duke shkrumbuar gjithçka, kjo për të humbur gjurmët e krimit të rëndë të kryer. Policia dhe ambulanca i kanë gjetur trupat e pajetë brenda makinës dhe fëmijën 2 vjeçar në orën 6:40, pra mbi 5 orë pasi janë ekzekutuar.

Fillimisht mjekët kanë marrë fëmijën e vogël i cili është shëndosh dhe më pas policia ka bërë ekspertizën tek vendi i ngjarjes.

Pas pak orësh u gjet edhe makina e djegur në By Pass. Deri më tani për këtë vrasje të dyfishtë janë shoqëruar 30 persona prej të cilëve 12 prej tyre kishin lidhje të afërta me çiftin e ekzekutuar.

Po ashtu pamjet e kamerave të sigurisë janë dërguar në Tiranë për ekspertizë të mëtejshme edhe pse është e vështirë për shkak të errësirës dhe djegies së makinës.

Boran Bercana para 8 muajsh ka qëndruar për pak kohë në Spanjë dhe më pas është kthyer teksa jetonte bashkë me Silvanën tek pallati poshtë të cilit u ekzekutuan me 23 plumba.

Pista mbetet për shkak të ndonjë konflikti ose larje hesapesh ndërsa ende nuk ka ndonjë ide për autorin që i ekzekutoi.

 

Artikulli paraprakÇIFTIT TË VRARË I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT
Artikulli tjetërLIND TRADITA E RE “PULTI N’FEST”