Rreth 50% e popullsisë në bashkitë shkodër dhe Vau Dejës janë vaksinuar kundër COVID-19. Suida Kuka, drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër bën me dije se sërish grupmosha më e vaksinuar mbeten personat mbi 60 – vjeç. Drejtorja Kuka shton se përmes fushatave të ndryshme po punohet për ndërgjegjësimin e të rinjve për të marrë një nga dozat e vaksinës.

Kuka shton se doza e katërt e vaksinës do të shpërndahet në të gjitha qendrast shëndetësore, sapo Ministria e Shëndetësisë të marrë vendimin.

Pavarësisht vaksinimit të popullsisë në rreth 50% në bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës, Komiteti Teknik I Ekspertëve e ka renditur qarkun Shkodër si një nga qarqet me numrin më të ulët të qytetarëve të vaksinuar në të gjithë vendin.

 

Artikulli paraprakZELENSKY-DEPUTETËVE SHQIPTARË: ASNJË DITË PAQEJE PËR UKRAINASIT NGA 24 SHKURTI! S’KA DITË TË MOS VRITET NJË FËMIJË
Artikulli tjetërZELENSKY: MBËSHTETJA E SHQIPËRISË NË KOHË TË VËSHTIRA, NA KUJTON NËNË TEREZËN