Me moton “Dhurimi i Gjakut shpëton jetë” fondacioni Fundjavë Ndryshe në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit Publik Shkodër janë organizuar në një fushatë dhurimi gjaku , me qëllim plotësimin e nevojave për fëmijët talasemikë.
Kjo fushatë dhurimi organizuar në poliklinikën e qytetit , jo më kot vjen në prag të sezonit veror, i cili konsiderohet edhe si më i vështiri për krijimin e rezervave për dhuruesit vullnetarë.
Por për koordinatorin e “Fundjavë Ndryshe” njëherësh iniciatori i kësaj fushate dhurimi Mirsad Basha numri i dhuruesve ka qënë i kënaqshëm dhe sensibilizimi tek qytetarët sipas tij sa vjen e rritet
Në Shqipëri janë rreth 600 fëmijë talasemik që kanë nevojë jetike për transfuzion të rruazave të kuqe një herë në 10 ditë, pasi në të kundërt jeta e tyre vihet në rrezik.
I gjjthë procesi i dhurimit të gjakut u ndjek nga mjekë të specializuar në transfuzionin e gjakut, sëbashku me specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër