DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetase, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 2 të tjerëve, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasen Z. F., 35 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të bashkëshortit të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
F. M., 62 vjeçe, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në lokalin e saj;
Gj. D., 60 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në fshatin Theth;
S. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, 7 platforma betoni, në fshatin Theth.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. D., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 24-vjeçar dhe ka thyer xhamin e automjetit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. N., 54 vjeçe, banuese në fshatin Breg, pasi dyshohet se ka dëmtuar tubin e ujit në fshatin Lumi i Zi, Pukë.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të një automjeti, i cili, ditën e djeshme, në fshatin Grudë e Re, ka aksidentuar lehtë një shtetas 43 vjeç, banues në këtë fshat, i cili lëvizte me biçikletë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.