Agjencia investigative “Stop Krimit” që operon në Shqipëri ka vendosur që të ndihmojë me disa dhurata për festat e fundvitit fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës në Shkodër. Këto pako me u dhuruan pranë mjediseve të policisë vendore të Shkodrës teksa i pranishëm ishte drejtuesi i kësaj agjencie Fatmir Sena për t’i ardhur sado pak në ndihmë këtyre familjeve të policëve të vrarë në këto kohë të vështira për shkak edhe të COVID-19.

Koordinatorja e kësaj agjencie dhe vetë drejtuesi Sena shprehen se do jenë gjithmonë pranë familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës.

Shefi i burimeve njerëzore në policinë vendore të Shkodrës kryekomisar Agron Jahaj falenderoi për ndërgjegjësimin dhe tha se familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës nuk mund të harrohen asnjëherë pëe faktin se dhanë gjënë më të shtrenjtë që është jeta e tyre.

Pakot me dhuratat për fëmijët e policëve të vrarë u siguruan nga disa donatorë të ndryshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë të cilët shprehën menjëherë gatishmërinë.

Agjencia “Stop Krimit” tashmë po e kthen në një traditë duke dhuruaru për çdo vit për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SHËRBIMI ZJARRFIKËS NË GATISHMËRI PËR FESTA
Artikulli tjetër“MARIN BARLETI” EKSPOZON FONDIN NË 90 VJETORIN E KRIJIMIT