Fondacioni “JO GJAKMARRËS PO JETËS” në bashkëpunim me Kishat Ungjillore të Shqipërisë ka organizuar një maratonë të dhurimit të gjakut, me qëllim plotësimin e nevojave për fëmijët talasemikë.

Sekretari i përgjithshëm i “Vëllazëria Ungjillore e SHqipërisë ” Ergest Biti shprehet se kjo maratonë dhurimi I organizuar në qytetin e Shkodrës , vjen pikërisht në prag të sezonit veror, i cili konsiderohet edhe si më i vështiri për krijimin e rezervave për dhuruesit vullnetarë.

Sekretari I I përgjithshëm I “Vëllazërisë Ungjillore të SHqipërisë” I ka ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë nismë për të ndihmuar njerzit në nevojë

Elona Prroj drejtuesja e fondaciionit , njëherësh edhe pastore e kishës fajala e krishtit kërkoi që qytetarët të jenë më të ndjeshëm për ti kushtuar rëndësi kësaj nisme që është shumë e domosdoshme sepse me anë të dhurimit të gjakut shpëton jetë.

Maratona e dhurimit të gjakut ka filluar me qytetin e Shkodrës dhe do të vijojë në të gjitha qytete e Shqipqrisë duke përfunduar në Tiranë me datën 14 qershor , ditë që përkon me ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut.

Artikulli paraprakMAKINA E PËRPLAS, KALI I NGORDHUR 15 ORË NË RRUGË
Artikulli tjetër“ZGJEDHORJA”/ META: SHPRESOJ QË PALËT TË ARRIJNË KONSENSUS, DO TË AFROHESHIM MË SHUMË NË FAMILJEN EUROPIANE