Statistikat tregojnë se numri më i madh i zjarreve përgjatë verës vjen nga bombolat e gazit që familjarët përdorin për gatim. Nisur nga kjo situate sektori I prandalimit pranë shërbimit zjarrfikës në Shkodër I bën bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes në përdorimin e gazit, si dhe të blejnë bombola vetëm në pikat e liçensuara.Sipas titullarit të këtij institucioni Agron Dibra vijon inspektimi në të gjitha subjektet e tregtimit të bombolave të gazit
Drejtori Dibra jep disa këshilla për qytetarët ku në radhë të parë të vazhdojnë të tregojnë kujdesin e duhur gjatë montimit të bombolës së gazit dhe të ndërrojnë sa më shpesh tubat që lidhen me rubinetin e bombolës të cilat me kalimin e kohës vijnë e amortizohen
Me të njëjtin apel, Dibra i drejtohet edhe subjekteve jo familjare, kryesisht bare restorante që përdorin bombolat e gazit për gatim.