Një banesë një katëshe në lagjen “Dergut” në afërsi të kolegjit turk “Hasan Riza Pasha” në Shkodër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkures rreth orës 22.20.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre anëtarët e familjes ku kryefamiljari Islam Neziri 60 vjec është dërguar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa bashkëshortja bashkë me djalin 26 vjecar E .Neziri kanë marrë plagë por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Por kryefamiljari më vonë u transportua drejt Tiranës për specializim pasi kishte pësuar djegie të shkallës së lartë në fytyrë. Në vendin e ngjarjes mbërritën 2 zjarrëfikëse dhe policia, ndërkohë në ndihmë erdhën edhe banorë të zonës për të shuar flakët me mjete rrethanore.Burime nga policia thanë se paraprakisht dyshojnë që zjarrin e kishte vënë qëllimisht djali i shtëpisë 26 vjecari E .Neziri i cili mësohet se ishte i sëmurë mendor.Ai kishte debatuar me prindërit e më pas i kishte kycur me celës në dhomë duke i vënë flakën banesës teksa qëndronte edhe ai vetë brenda.Në atë moment fqinjët kanë dëgjuar ciftin Neziri duke kërkuar ndihmë dhe kanë tentuar që të futen në banesë për ti nxjerrë nga aty por nuk janë lejuar nga djali i shtëpisë derisa në vendin e ngjarjes mbërriti zjarrëfikësja dhe 2 autoambulancat.Mësohet se familja Neziri kishte banuar në Vaun e Dejës ndërsa prej një muaji jetonte në këtë shtëpi të marrë me qera

Artikulli paraprakEDUARD HALIMI LARGOHET NGA KOMISIONI PARLAMENTAR PËR REFORMËN NË DREJTËSI
Artikulli tjetërPOLICIA JEP DETAJE PER ZJARRIN