Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu ka lëshuar kritika për policinë vendore të Shkodrës në analizën një vjeçare të 2018-ës.
Viti që lëmë pas ishte ndër më të vështirët për policinë e Shkodrës sepse u shënuan disa vrasje të bujshme të njëpasnjëshme që erdhën pas një riaktivizimi të botës së krimit.
Ngjarjet e vitit të kaluar me vrasje dhe zhdukje personash kanë bërë që drejtori Veliu të jetë kritik në analizë. Pas analizës që zgjati për rreth 3 orë drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit nuk preferoi që të japë asnjë deklaratë pavarësisht këmbënguljes së mediave
Kritikat e kreut të policisë Veliu i pranoi edhe vetë drejtori i policisë vendore në Shkodër Vehbi Bushati i cili tha se drejtori i përgjithshëm ka kërkuar punë nga policia e Shkodrës që nënkupton një luftë më të madhe ndaj krimit dhe çdo aspekti tjetër
I pyetur nëse është kërkuar zbardhja e ngjarjeve kriminale të ndodhura në 2018-ën në Shkodër drejtori Bushati nuk ka koment
Në analizën njëvjeçare fillimisht drejtori i policisë Shkodër Vehbi Bushati ka lexuar një material të gjatë dhe më pas fjalën e ka marrë drejtori i përgjithshëm
Ardi Veliu duke kërkuar më shumë rigorozitet nga efektivët si dhe në fokus sipas tij duhet të jetë lufta ndaj krimit të organizuar, rikthimi i besimit tek qytetarët si dhe një efiçencë më e madhe e policisë.