Këto reshje shiu nuk i përkasin ditëve të dimrit. Mëngjesin e sotëm Shkodra u zgjua nën një rrebesh shiu i cili zgjati për disa orë pa ndërprerje.

Reshjet e shiut edhe pse të parashikuara nga sinoptikanët në ditët e fundit kanë gjetur të papërgatitur shumë prej qytetarëve të cilët kanë dalë njësoj si ditët e zakonshme të pranverës. Nga ana tjetër reshjet e dendura që në orët e mëngjesit kanë bërë që pothuajse të gjithë të marrin automjetet e tyre për të kryer punët e mëngjesit edhe pse çmimi i karburantit vazhdon që të jetë i lartë. Në këtë mënyrë në shumë prej akseve të qytetit të Shkodrës u krijua një trafik i dendur në qarkullimin rrugor.

Reshjet e dendura të shiut që vijuan pa ndërprerje kanë bërë që qendra e qytetit kryesisht ashtu si gjithmonë por edhe shumë akse të tjera të mbulohen nga uji duke e bërë të vështirë kalimin për këmbësorët.

Pritet që deri në fund të javës në Shkodër të reshje shiu dhe po ashtu temperatura të ulta ndërsa në zonat malore mund të ketë reshje bore për shkak të përkeqësimit të motit.

 

Artikulli paraprakNXËNËSIT E “BRANKO KADIA” LEXOJNË AUTORËT GEGË
Artikulli tjetërBALLA KONSULTIME ME SHOQËRINË CIVILE: NE NUK DUAM NJË PRESIDENT PËR PS-NË, POR NJË FIGURË QË TË GËZOJË AUTORITETIN QË I JEP KUSHTETUTA