1320 studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi” u diplomuan në dy ciklet e studimeve, bachelor dhe master. Në ceremoninë e diplomimit Rektori Tonin Gjuraj tha se universiteti i Shkodrës është i gatshëm për t’u përballur me sfidat dhe për të ofruar një rrugë të suksesshme për të rinjtë që zgjedhin këtë universitet.

Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci u shpreh se studentët i sheh si kontribues për t’i dhënë formë të ardhmes në këtë qytet.

Disa prej ish studentëve dhe studentë ekselent aktual të sapodiplomuar tregojnë se universiteti i Shkodrës është zgjedhja e duhur.

Universiteti i Shkodrës është duke menduar reformomin e disa programeve të studimit me qëllim që në të ardhmen disa prej degëve të rrezikuara për t’u mbyllur të jenë më atraktive për studentët.

Artikulli paraprakPEZULLOHET LUNDRIMI NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërKUVENDI KOMBËTAR I GJUHËS SHQIPE, RAMA: SHQIPJA DO T’I MBIJETOJË BARBARISË SË KËTIJ SHEKULLI! SHUMË SHPEJT EDHE GJUHË ZYRTARE NË BE