Pavarësisht se është bërë një punë e mirë nga ana e OSHEE për të përmirësuar shërbimet ndaj abonentëve, shumë zona të shkodrës janë në pritje të investimeve.

Star Plus bëri një vëzhgim këtë të dielë dhe konstatoi se në shumë zona rrjeti elektrik është i amortizuar.

Në njësinë administrative Bërdicë rrjeti është dita-ditës drejt degradimit. Telat e riparuar dhe në disa raste të arritshëm nga kushdo, po bënjnë që këta banorë të jetojnë me rrezikun cdo ditë.

Rrjeti i amortizuar elektrik është kthyer në një rrezik potencial për banorët e fshatit Kosmac. Telat e energjisë janë amortizuar ndjeshëm saqë rrezikojnë të shkëputen nga shtyllat e të binë në tokë. Nga ana tjetër shtyllat e energjisë elektrike ndodhen në një gjëndje të renduar dhe nga momenti në moment mund të rrezohen, duke rrezikuar kështu jetën e atyre njerëzve e kryesisht të fëmijëve.

Po e njëjta panoramë paraqitet edhe në fshatin Beltojë. Banorët i kërkojnë OSHEE që të ndërhyjë sa më parë pasi situata është e papranueshme. Fare lehte këta telat mund të shkaktojnë ndonjë tragjedi duke u bërë shkak i rasteve të mundshme fatale në jetë njerëzish.

Për të vijuar më pas me telat elektrikë në lagjen “Tre Heronjtë” të cilët janë kthyer në minë me sahat për dhjetëra familje që jetojnë aty.

Amortizimi i tyre si shkak i mosndërhyrjes prej vitesh është i dukshëm,dhe sic shikohet përmes pamjeve këto tela janë më pak se tre metra në lartësi nga toka , ndërkohë shtyllat prej druri janë një tjetër rrezik sdimos për fëmijët të cilët luajnë aty cdo ditë.

Artikulli paraprakISH DEPUTETI SPAHIA AKUZA QEVERISË PËR SHËNDETËSINË
Artikulli tjetërJUBAN, ASNJË PIKË UJË NË ÇEZMAT E BANORËVE