Në kuadër të festivalit të filmit “Idromeno” që po zhvillohet në Shkodër, u organizua paneli I parë I diskutimit me temë “Ringjallja e qytetit të artit”. Ky aktivitet u mbajt në ambjentet e bibliotekës “Marin Barleti” ku të ftuar ishin personalitetet me kontribut në fushën e artit dhe kulturës në vend. Adi Krasta, moderator I njohur njëkohësh edhe panelist në këtë diskutim thotë se ky festival është ogur I mirë për ringjalljen e kulturës në Shkodër, ndërsa shton se tashmë shqiptarët kudo në botë apo edhe turistët kanë një arsye më shumë për të ardhur në këtë qytet.

Zef Paci, profesor I artit dhe studiues thotë se zhvillimi I kinemasë në qytetin e Shkodrës mbart vlera të veçanta.

Në këtë panel diskutimi morën pjesë edhe të rinj të qytetit të cilët kanë interes për kinemanë, ndërsa festivali I filmit do të zgjasë deri në 14 maj.

 

Artikulli paraprakGRABITJA E BANKËS NË KOPLIK, AUTORËT 15 MILIONË LEKË
Artikulli tjetërKONCERTI, INVA MULA NATË ‘MAGJIKE’ NË SHKODËR