14 qershori shënon ditën botërore të dhurimit të gjakut. Kjo ditë ka si qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për të dhuruar gjak, duke pasur parasysh mungesat që ka sistemi shëndetësor. Por sa të ndërgjegjësuar janë qytetarët e Shkodrës? Të pyetur nga Star Plus, ata shprehen se ndonëse janë të vetëdijshëm mbi nevojat që ka mjekësia për gjak, sërish nuk dhurojnë.
Edhe në bankën e gjakut të spitalit Rajonal të Shkodrës nevoja për dhurimin e gjakut është e madhe. Që në fillim të këtij viti kanë dhuruar gjak në spitalin Rajonal të Shkodrës 623 familjar ndërkohë mungojnë dhuruesit vullnetar gjë e cila i jep më pak mundësi jete të sëmurëve me talasemi.