27 janari shënon ditën e shërbimit pyjor shqiptar. Në kuadër të rëndësisë së kësaj dite për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e hapësirave të gjelbra, nxënësit e shkollës teknike pyjore “Kolë Margjini” në Shkodër mbollën disa fidanë pishë në mjediset e jashtme të shkollës.
Për drejtoren e këtij institucione Albana Lleshaj është e rëndësishme që të rinjtë të ndërgjegjësohen për ditët e rëndësishme të mjedisit.
Midush Shabaj, drejtues I shoqatës Social-Ambientaliste “Drivasti” tregon bashkëpunimin e arritur me drejtuesit e shkollës për zhvillimin e praktikave të nxënësve në punishten e tij.
Ndërkohë, rreth 12 fidanë pishë, nxënësit e shkollës së mesme teknike pyjore “Kolë Margjini” I mbollën edhe në Shtëpinë Familje për Të Rinjtë 16-18 vjeç në Shkodër.