1 Nentori njihet si dita e te gjithe shenjtoreve ne kalendarin kishtar. Me rastin e kësaj feste në katedralen “Shën Shtjefni” në qytetin e Shkodrës, paraditen e kësaj Premte u mbajt mesha e shenjtë. Në fjalën e tij përpara besimtarëve Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra u shpreh se kjo festë na ndihmon që të refelektojmë e të kuptojmë qëllimin e jetës.

Shumë qytete në shtetet me shumicë të popullsisë katolike kremtojne këtë ditë, përmes të cilave përkujtojnë njerëzit, të afërmit, familjarët si edhe miqtë e tyre të vdekur. 1 nëntori kohët e fundit është kthyer në një festë publike dhe zyrtare, në disa vende me popullsi të madhe katolike

Artikulli paraprakSHKODRANËT: SHTRENJTË TË KOMUNIKOSH ME CELULAR
Artikulli tjetërSHKODËR, BRAKTISJA E ISH-REPARTIT USHTARAK TË RRENCIT