11 tetori është dita ndërkombëtare e vajzave. Kjo ditë synon të promovojë trajtimin e vajzave në mënyrë të barabartë si dhe të punojnë për të drejtat e tyre ashtu si të gjithë individët e tjerë. Në Shqipëri vajzat vuajnë nga paragjykimet që i bëhen, dhuna, abuzimet apo dhe nga trafikimi shprehet Tonilda Çela punonjëse sociale në shoqaten “Gruaja tek Gruaja.
Vajzat nuk duhen kujtuar dhe respektuar vetëm në një ditë por gjithmonë thekson punonjësja sociale.
Nuk janë të pakta rastet që janë bërë mediatike në Shqipëri të vajzave të reja por dhe të mitura të cilat janë trafikuar, dhunar apo dhe vrarë. Ashtu si të gjithë edhe vajzat duhet të jenë të lira për të vendosur për jetën e tyre.