Në kuadër të ditës pa makina, Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian në Shkodër në bashkëpunim me stafin e Bashkisë dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale organizuan pedalim sensibilizues në rrugët e qytetit.
Në aktivitet ishte e pranishme kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e cila u ndal tek disa prej investime, të cilat sipas saj kanë qenë mbështetje për lëvizjet alternative në qytet… Shefja e zyrës për bashkëpunim në ambasadën Suedeze Birgitta Jansson tha se gjatë partneritetit me vendin tonë, Suedia ka mbështetur nismat e shoqërisë civile. Në këtë pedalim sensibilizues morën pjesë nxënës të shkollave të qytetit me qëllim promovimin e lëvizjes alternative nën moton “Lëvizje e Zgjuar, Ekonomi e Fortë”. Gjatë kësaj dite, Shkodra bëhet njëri prej 275 qyteteve Evropiane që kanë pedaluar në rrugë me biçikleta.