Përmes lojës së njohur në të gjithë botën “Mos u nxeh” e cila u luajt nga fëmijë të ndryshëm përballë Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në qytetin e Shkodrës, u lançua program i aktiviteteve në ditët europiane të trashëgimisë kulturore. Luçian Bedeni, drejtor në Muzeun “Marubi” bën të ditur se aktivtetet e parashikuara do të përfshijnë të gjitha grupmoshat.
Sipas Bedenit, loja “Mos u Nxeh” e vendosur përballë muzeut ka si qëllim njohjen e trashëgimisë kulturore nga të gjithë fëmijët.
Përmes lojës “Mos u Nxeh” u hap sipari I ditëve europiane të trashëgimisë kulturore, ku nxënësit e shkollave të ndryshme patën mundësinë që teksa argëtoheshin, të mësonin më shumë për kalanë Rozafa, pedonalen e lumit Buna, Xhaminë e Plumbit e shumë të tjera. Ndërkohë, gjatë diëtve në vazhdim Muzeu “Marubi” është mobilizuar për organizimin e aktiviteteve të veçanta për qytetarët shkodranë dhe turistët.