Lindja e parë në spitalin Rajonal të Shkodrës vjen nga fshati Dajc i bashkisë Shkodër. Fëmija i lindur është i gjinisë mashkull dhe peshon 3 kg 700 gr.

Sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës, ai gëzon shëndet të plotë. Lindja është regjistruar në orën 01:15 të mëngjesit të kësaj të Mërkure të 1 janarit 2020. Ndërkohë, deri në orën 4.30 të kësaj dite në spitalin e Shkodrës kanë ardhur në jetë edhe 3 foshnje të tjera.

Ndërkohë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe në atë “Koço Gliozheni” në Tiranë një djalë dhe një vajzë janë bebat e parë që kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në minutat e para të vitit 2020. Ata gëzojnë shëndet të plotë.

Ndërkohë foshnjat e para që erdhën në jetë për këtë vit i ka vizituar Kryeministri Rama bashkë me ministren Ogerta Manastirliu . Rama ka përgëzuar stafin mjekësor për përkujdesjen dhe angazhimin maksimal dhe duke iu uruar 10 foshnjave që erdhën në jetë minutat e fundit të 2019 dhe orët e para të Vitit të Ri, jetë të gjatë dhe të lumtur.

Ndër të tjera, kryeministri ka shpërndarë edhe bonusin e bebeve.

Artikulli paraprakFESTIMET,NË SPITALIN E SHKODRËS SITUATË E QETË
Artikulli tjetërSI U FESTUA VITI I RI NËPËR BOTË