Një Krim në familje është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, djali plagos me thikë të atin.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër. Shtetasi Marjan Kasneci 54 vjeç është qëlluar me thikë nga i biri. E gjithë skena ka ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të tyre, pas një debati që babë e bir kanë pasur. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal . 54-vjeçari mësohet se ka marrë plagë në gjoks, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq blutë kanë bërë arrestimin e autorit të plagosjes, Diamantino Kasneci, ndërsa po hetojnë për zbardhjen zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/DGPkIQw0YcI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]