Në mbledhjen e emergjencave Civile të organizuara në prefekturën e qarkut Shkodër u diskutua edhe për argjinaturën e dëmtuar të lumit Buna. Drejtori rajonal I drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fran Mataj bëri të ditur se nga muaji nëntor do të fillojë zbatimi I projektit për ndërhyrjet në argjinaturën e lumit Buna, kryesisht në pastrimin nga bimësia po ashtu edhe në evidentimin e ndërtimeve pa leje që ndryshojnë rrjedhën e lumit.

Drejtori Mataj shtoi gjithashtu se nuk do të lejohen as ndërhyrjet në shtratin e lumenjve, ndërsa bën të ditur se po hartohet projekti për evidentimin e subjekteve që kanë ndërtuara pa leje në shtratin e lumenjve Buna dhe Kir.

Nisur nga të gjitha masat e marra nga në këto 6 muaj, drejtori rajonal thotë se ky dimër nuk pritet të jetë I njejtë me një vit më parë.

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Buna pritet të japë efekte të menjëhershme sa I takon rrezikut për përmbytje në zonën e NënShkodrës gjatë dimrit të ardhshëm.

Artikulli paraprakRAMA: DREJTORËT E UJËSJELLËSVE NUK DO TË ZGJIDHEN MË KËSHTU, NJERËZ QË NUK SHKOJNË FARE NË PUNË OSE SHKOJNË DHE BËJNË DËME
Artikulli tjetërSHKODËR, BORA NË MALE, DY RRUGË I KALOJNË ARRSH