Dhjetra familje shkodrane gjatë Luftës së Dytë Botërore strehuan në shtëpitë e tyre hebrenjtë të cilët persekutimi nazist kërkonte t’i vriste. Kjo histori e besës shqiptare gati unike për botën gjatë Luftës së Dytë Botërore është kthyer në një dokufilm nga regjisori izraelit me origjinë italiane Gady Castel.
Dokufilmi i quajtur “The Albanian Code” që do të thotë Kodi Shqiptar që i referohet besës u prezantua në Shkodër me mbështetjen e universitetit “Luigj Gurakuqi”, Integra Onlus dhe Konsullatës së Nderit të italisë në Shkodër.
Kjo histori e besës shqiptare dhe mbajtjes në shtëpi të hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore është një mesazh i fortë në ditët e sotme thotë regjisori Castel kur bota është mbushur me emigrant nga vende në luftë apo vende të treat dhe problemi është që shtetet që i presin të binden se duhet ta bëjnë një gjë të tillë.
Numri i hebrenjve të shpëtuar, të cilët mbërritën në Shqipëri nga Serbia, Maqedonia, Kroacia e Mali i Zi ishte shumë i madh, dhe ata ishin të ndërgjegjshëm se në Shqipëri kishin shpresë që t’i mbijetonin persekutimeve naziste dhe kjo falë kodit të nderit që kanë shqiptarët që është Besa e dhënë për këdo që ka nevojë.