Një vit më parë u nda nga jeta Ndue Dedë Kulla, i njohur si një pajtimtar por edhe një nga kryepleqtë më jetë gjatë në këto 30 vite. Në nderim të figurës dhe veprës së tij në pajtimin e shumë gjaqeve dhe shuarjen e konflikteve në mjediset e hotel “Colosseo” u shfaq një dokumentar i titulluar “Rrënja e lisit, ndera e fisit”. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila i dha një vlerësim pas vdekjes e kujton Ndue Dedë Kullën si një këshilltar shumë të mirë.

Gjin Lazri, kryetar i unionit mbarëkombëtar të pajtimit u shpreh se burra si Ndue Dedë Kulla i kanë munguar Shqipërisë.

Skenaristi i këtij dokumentari Mark Bobnaj njëkohësh edhe dhëndrri i Ndue Dedë Kullës shprehet se për kontributin e tij në këto 30 vite meriton një përmendore ndërsa djali i të ndjerit falenderoi të pranishmit.

Ndue Dedë Kulla u nderua pas vdekjes me mirënjohje nga shoqata “Dukagjini” por edhe shoqata “Malësia e Madhe” ndërsa më pas të pranishmit për një orë e 20 minuta ndoqën dokumentarin kushtuar pajtimtarit të Dukagjinit.

Artikulli paraprakHISTORIA, NUK MUND TË ECË DHE NUK I JAPIN KEMPIN
Artikulli tjetërLAÇI-VLLAZNIA, TRAJNERI JONUZ: OBJEKTIV VETËM FITORJA