I shpallur në kërkim që në nëntor të 2017 nga policia vendore e Shkodrës shtetasi Aurel Babasi, banues në Fushë Krujë është vetëdorëzuar në komisariatin e Shkodrës. Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. Ky shtetas u shpall në kërkim pas finalizimit të operacionit “Ndalesa e Fundit” nga policia e Shkodrës ku u sekuestruan rreth 70 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

28 vjeçari Aurel Babasi arriti t’i shpëtojë arrestimit në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe ku u gjet edhe sasia e lëndës narkotike. Në operacionin “Ndalesa e Fundit” policia arrestoi në flagrancë shtetasi Fatbardh Hoxha, 26 vjeç banues në Komes të Fushë Krujës, Kledi Xeka 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj të Fushë Krujës ndërsa u shpallën në kërkim edhe dy shtetas të tjerë me inicialet S.H dhe E.X të dy banues në Fushë Krujë bashkë me Aurel Babasin që vendosi të dorëzohet në polici pas pothuajse dy vitesh në kërkim nga efektivët e Shkodrës.

28 vjeçari dhe dy shtetas të tjerë që ende janë në kërkim nga policia gjatë operacionit për arrestimin e tyre arritën të largohen nga vendngjarje ndërsa efektivët arrestuan vetëm dy pjesëtarë të këtij grupi të trafikimit të lëndëve narkotike. Sasia e drogës prej 70 kilogramësh gjatë aksionit të policisë në nëntorin e 2017-ës u gjet në një automjet tip Golf 5 me targë AA 077 RZ që drejtohej nga Fatbardh Hoxha ndërsa pas tij në mjetin tip Golf 5 me targë AA 911 RV ndodhej Kledi Xeka bashkë me personat e tjerë duke shoqëruar transportimin e lëndës narkotike.

Në momentin e arrestimit të dy mjetet kanë qenë të parkuara tek një karburant në fshatin Grizhe moment në të cilin policia ka ndërhyrë duke arrestuar dy prej tyre ndërsa Aurel Babasi që atëherë u arratis është vetëdorëzuar tashmë në policinë e Shkodrës dhe do të përballet me drejtësinë për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakKOPLIK, PREJ DY VITESH SHKOLLA NË BRINJE E MBYLLUR
Artikulli tjetërSULM ME THIKË NË SELINË E POLICISË NË PARIS, 4 OFICERË TË VDEKUR